Dy të vrarë në një sulm në Holandë
Dy njerëz raportohet se kanë humbur jetën, ndërsa një burrë qëllonte me hark e shigjeta ndaj kalimtarëve nga ballkoni i tij në një zone rezidenciale ne Hollandë.
Në pamjet shokuese shihet burri në ballkon që drejton harkun e tij të zi profesional nga rruga në qytezën holandeze Almelo. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar oficerë të maskuar policie që rrethojnë ndërtesën e apartamenteve dhe më pas dëgjohen të shtëna armësh. Policia vendase tha se oficerët u thirrën për një incident plagosjeje me thikë në rrugën Mth Steynstraat në Almelo ku dy njerëz ishin gjetur të vdekur në apartament. Nuk ishte ende e qartë nëse viktimat ishin qëlluar me shigjetat e harkut apo ishin goditur me thikë. Policia tha: “Jemi me kolegët në një incident goditjeje me thikë në #Almelo. Kolegët u detyruan të përdornin armët e zjarrit. Situata nuk është ende e sigurtë. Mos u afroni në vendndodhje”. Autoritetet thanë se kishte alarm GRIP 3 në zonë, që do të thotë se ka kërcënim ndaj mirëqenies së popullatës së përgjithshme. Policia tha se nuk besojnë se ka rrezik ose motive terroriste.