Zbulohet jeta sekrete e Lavrov me të dashurën e tij milionere
Ekipi i liderit opozitar të burgosur të Rusisë në një raport të ri polemizues, ka zbuluar se ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka siguruar shpenzimet e udhëtimit të të dashurës së vet e cila e ka shoqëruar atë në udhëtimet diplomatike zyrtare në gati 24 vende të botës.
Faqja informative “Daily 20” ka njoftuar se ky raport i përgatitur nga ekipi Alexey Navalny, lideri i opozitës së Rusisë, është publikuar me titullin “Anijet Argëtuese, ryshfeti dhe një e dashur. Ajo çfarë fsheh Sergei Lavrov”. Ky raport ka shpjeguar me detaje rezidencat luksoze dhe anijet argëtuese në të cilat këta dy persona kanë kaluar kohë të bukura duke përfshirë edhe anijen e shëtitjes së Olga Dripaska”, biznesmene e njohur ruse e cila është përdorur nga modelja e njohur bjelloruse Anastazia Vashokoviç.
Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, është 71 vjeçar dhe i martuar dhe ka një vajzë. E dashura e tij Sotlana Puliakova është një artiste dhe pronare e restoranteve e cila nuk ka kurrfarë autoriteti ose karakteristike e cila do të mund të arsyetonte lidhjen e saj me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë. Dosja e pasurisë së zbuluar nga gazetarët tregon se Puliakova dhe anëtarët e familjes së saj në Rusi dhe Angli kanë prona dhe pasuri në vlerë rreth 13.6 milionë dollarë si dhe makina luksoze që vlejnë rreth 545 mijë dollarë.
Ky raport është publikuar ditën e enjte nga ekipi i Navalny pas hulumtimeve që janë kryer nga një media e pavarur me emrin “iStories” me përqendrim në Rusi.
Ndërkohë Maria Zakharova gjatë një konference për shtyp në përgjigje ndaj një pyetje në lidhje me këtë çështje, nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për mohimin ose konfirmimin e kësaj lidhje skandaloze të ministrit të punëve të jashtme të Rusisë.