Kompania franceze kërkon dëmshpërblim nga Australia
Një kompani franceze e ndërtimit të nëndetëseve tha se do të paraqiste një faturë për kompensim për ndërprerjen e kontratës me Australinë.
"Në javët e ardhshme, fatura e kompensimit do të përfshijë pagesat tona deri më tani dhe kostot e mëvonshme, përfshirë kostot e transferimit të infrastrukturës, teknologjisë së informacionit dhe zhvendosjen e stafit për palën australiane" tha Eric Pamlett, shefi ekzekutiv i Navale Group, për gazetën franceze Le Figaro. "Ne ishim të tronditur," tha Pamlett për njoftimin e papritur të ndërprerjes së kontratës me Australinë. Ky vendim u shpall pa njoftim paraprak. "Pak kompani kanë përjetuar një skenar të tillë," tha shefi ekzekutiv i Navale Group. Ministria franceze e Mbrojtjes ka njoftuar se Navale Group deri më tani ka shpenzuar 1.1 miliard dollarë në punët që kishin të bënin me kontratën për ndërtimin e nëndetëseve për Australinë. Ndërsa polemikat shpërthyen mbi një marrëveshje të re sigurie-ushtarake midis Australisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara të quajtur AUKUS, Parisi urdhëroi hakmarrje ndaj Uashingtonit, Londrës dhe Kanberrës. Franca ka udhëzuar zyrtarët qeveritarë që të kërkojnë hakmarrje për largimin e saj nga një marrëveshje nëndetësesh prej 56 miliardë eurosh nga Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania. Dje, në një bisedë telefonike gjysmë ore me homologun e tij francez Emmanuel Macron, Presidenti amerikan Joe Biden pranoi indirekt se lëvizja e SHBA ndaj Francës ishte një gabim. Presidenti amerikan pranoi se konsultimi i mëtejshëm (me Francën) mund të kishte ndodhur para marrëveshjes trepalëshe.