Gjermania në prag të zgjedhjeve vendimtare
(last modified Sat, 25 Sep 2021 18:53:41 GMT )
Shtator 25, 2021 20:53 Europe/Tirane
  • Gjermania në prag të zgjedhjeve vendimtare

Gjermania është pak orë larg zgjedhjes së qeverisë së re, të ndarë mes konservatorëve dhe socialistëve.

Të shtunën, partitë përmbyllën tubimet e tyre elektorale. Kancelarja Angela Merkel u shfaq përsëri krah pasardhësit politik, Armin Lashet, duke e prezantuar si personin më të denjë për t'i besuar të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë gjermane. Angela Merkel në tubimin e saj fundit si kancelarë gjermane, një ditë para zgjedhjeve parlamentare që do të sjellë një kancelar të ri pas 16 viteve të saj në detyrë, u bëri thirrje qytetarëve gjermanë që “për hir të së ardhmes” të votojnë për konservatorin Armin Lashet. “Ju duhet të merrni vendimet e duhura, kjo është shumë e rëndësishme për ju nesër, sepse ka të bëjë me vendin tuaj dhe ju jeni duke vendosur për qeverinë tuaj të ardhshme” e cila do të duhet t’ju garantojë “përparim, siguri dhe paqe”, vuri në dukje kancelarja. Për javë me radhë 60-vjeçari renditej mbrapa rivalit socialdemokrat, Olaf Sholc, por një sondazh i fundit tregon se diferenca është ngushtuar. Të gjelbrit e Analena Berbokut mbeten të tretët për nga pëlqimi popullor. Kancelarja Merkel e drejton kancelarinë gjermane prej 16 vitesh, dhe blloku i saj CDU-CSU mund të fitojë sërish. Një triumf i SPD-së mund të rikthejë në pushtet socialdemokratët dhe ambientalistët, po ashtu pas 16 viteve. Gjermania është një ekonomi e madhe europiane me ndikim politik në tërë Bashkimit Europian dhe në botë. Të dielën votohet për 598 anëtarët e Bundestagut apo për dhomën e ulët të parlamentit dhe në zgjedhje janë ftuar të marrin pjesë 60 milionë gjermanë.