Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës
Shtator 27, 2021 16:21 Europe/Tirane
Kreta është kthyer në ishull fantazmë me ndërtesa të shkatërruara dhe asnjë person rrugëve, pas tërmetit të mëngjesit të sotëm.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës, në Greqi, paraditen e sotme, rreth orës 09:17. Mësohet se tërmeti me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter është regjistruar në thellësi 10 km pranë zonës Arvis, 23 km në veriperëndim të qytetit Iraklios. Sipas informacioneve të mediave greke raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dëmet materiale janë të shumta. Gjithsej numri i personave të lënduar ka shkuar në 9. Lëkundjet kanë qenë tejet të forta saqë banorët kanë dalë të tmerruar nga banesat e bizneset e tyre.
Tags