S’ndalen incidentet për Macronin, Presidenti i Francës goditet me vezë
Shtator 27, 2021 19:53 Europe/Tirane
Një incident i ka ndodhur sërish Presidenti francez Emmanuel Macron.
Gjatë një vizite në shfaqjen e restoranteve ndërkombëtare në Lion, Macron është goditur me vezë. Në një video që është bërë virale nga mediat e huaja, veza ka kaluar mbi supin e Macron pa u thyer. Mediat franceze raportojnë se autori është një burrë, i cili tashmë është arrestuar. Ndërkohë pasi është goditur me vezë presidenti ka kërkuar që të fliste me personin në fjalë. “Nëse keni diçka për të më thënë, ju lutemi ejani” tha presidenti. Ky nuk është incidenti i parë i Macron në publik, pasi disa kohë më parë një person e ka goditur me shuplakë, lajm i cili bëri bujë në mediat ndërkombëtare.
Tags