Turqia blen armë nga Rusia, tensionohet marrëdhënia me SHBA-të
Presidenti rus Putin dhe homologu i tij turk Erdogan janë takuar të mërkurën në Soçi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
Mediet turke shkruajnë se presidenti turk ka folur me homologun e tij për një lidhje më të ngushtë të Turqisë me Rusinë në fushën e mbrojtjes, ndërsa pjesë e bisedës ka qenë mjete luftarake si nëndetëset, avionët dhe ndihma që do të jap Rusia për ndërtimin e dy centraleve bërthamorë në Turqi. Rusia ka propozuar gjithashtu një bashkëpunim në fushën e aeronautikës për një stacion të përbashkët të lëshimit të raketave në hapësirë. Situata në Lindjen e Mesme ishte një pikë tjetër për të cilën diskutuan homologët, ndërsa në vende të ndryshme kanë interesa të kundërta. Situata në Siri dhen Libi, sikundër edhe në Nagorni Karabak mori vëmendjen e dy liderëve për të vendosur rend dhe paqe në këto vende. Kjo marrëdhënie kaq e ngushtë e Turqisë që është anëtari NATO-s me një vend si Rusia, ka sjellë shqetësime në Washington. Marrëdhëniet me Amerikën, sipas presidentit turk, janë të ngushta, por në fushën e mbrojtjes Turqia do t’i zhvillojë kapacitetet e saj si e mendon ajo më mirë, - tha presidenti turk më herët për New York Times-in. Erdogan tha se do të takohet me presidentin amerikan në Romë, në fund të tetorit, dhe më pas edhe në Glasgow, ku do të diskutojnë për çështje ushtarake, tregtare dhe politike.