Evitohet mbyllja e qeverisë së SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i114864-evitohet_mbyllja_e_qeverisë_së_shba
Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara votoi të enjten për të miratuar një masë të miratuar nga Senati që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë duke financuar agjencitë federale përtej të premtes kur fillon viti i ri fiskal.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 01, 2021 08:16 Europe/Tirane
  • Evitohet mbyllja e qeverisë së SHBA

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara votoi të enjten për të miratuar një masë të miratuar nga Senati që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë duke financuar agjencitë federale përtej të premtes kur fillon viti i ri fiskal.

Tani projekt-ligji i miratuar nga dy dhomat e Kongresit shkon tek Presidentit Joe Biden, i cili pritet ta nënshkruajë atë duke e kthyer në ligj para afatit të mesnatës, kur skadon financimi aktual i qeverisë. Më herët, senati e firmosi këtë masë, duke shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë federale, që nëse ndodhte do të ishte një goditje e rëndë për Partinë Demokrate. Në bazë të projekt-ligjit, agjencitë federale financohen deri më 3 dhjetor. Ndërsa ky projekt-ligj duket se do të miratohet, fati i një pakete prej 1 trilion dollarësh për të rindërtuar rrugët, urat dhe infrastrukturën tjetër të vendit është shumë më pak i sigurt. Mosmarrëveshjet politike po rrezikojnë pezullimin e financave të qeverisë amerikane dhe pagat e mbi 2 milionë nëpunësve të shtetit. Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer tha të enjten se ai do t’i kërkojë Senatit të marrë në konsideratë një projekt-ligj të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për rritjen e kufirit të borxhit “që javën e ardhshme”. Palët duhet ta arrijnë dakordësinë përpara 18 tetorit, ndryshe Sekretarja amerikane e Thesarit, Xhenet Jellen, paralajmëron katastrofën për vendin. Ajo theksoi se "është e domosdoshme që Kongresi të adresojë kufirin e borxhit, përndryshe pas 18 tetorit Thesari do të ketë shumë pak burime që do i mbarohen shpejt. Amerika mund të falimentonte për herë të parë në histori. Besimi te SHBA-ja do të cenohej dhe vendi do përballej me krizë financiare dhe recesion."