Deklaratë e përbashkët e 30 vendeve kundër sanksioneve të njëanshme
(last modified Fri, 01 Oct 2021 06:17:40 GMT )
Tetor 01, 2021 08:17 Europe/Tirane
  • Deklaratë e përbashkët e 30 vendeve kundër sanksioneve të njëanshme

Në një deklaratë të përbashkët, 30 vende të botës shprehën shqetësim për masat shtrënguese të njëanshme, përfshirë sanksionet kundër vendeve në zhvillim, në kundërshtim me Kartën e OKB -së, multilateralizmin, të drejtën ndërkombëtare dhe parimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sipas agjencisë IRNA, një deklaratë nga 30 vende, përfshirë Iranin, Kinën, Rusinë, Sirinë, Palestinën, Bjellorusinë, Pakistanin, Egjiptin, Venezuelën dhe Bolivinë që dënonte përdorimin e masave të njëanshme shtrënguese, përfshirë sanksionet kundër vendeve në zhvillim, u lexua nga përfaqësuesi i Kinës të enjten në Komitetin e Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. "Ndërsa pandemia e koronavirusit ndikon në rritjen ekonomike të shumë vendeve, të gjitha shtetet anëtare të OKB duhet të punojnë me bashkëpunimin ndërkombëtar për të luftuar këtë epidemi," thuhej në deklaratë. Këto vende duke theksuar se të gjithë kanë të drejta të barabarta, shtuan se masat e njëanshme shtrënguese privojnë popullatën e prekur nga realizimi i plotë i të drejtave të tyre njerëzore dhe pengon mirëqenien e tyre sociale, veçanërisht për gratë, fëmijët, të rinjtë, të moshuarit dhe individët me aftësi të kufizuara. 30 vendet theksuan se ne duam heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave aktuale të njëanshme shtrënguese kundër vendeve të synuara. Sanksionet e njëanshme dhe shtypëse të Shteteve të Bashkuara, të cilat përfshijnë artikuj bazë, madje edhe ilaçe dhe pajisje mjekësore, kanë shkaktuar shumë probleme për njerëzit e vendeve të sanksionuara nga SHBA, veçanërisht për pacientët me Covid-19.

 

Tags