Kina dërgon 38 aeroplanë ushtarakë në zonën e mbrojtjes të Tajvanit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i114946-kina_dërgon_38_aeroplanë_ushtarakë_në_zonën_e_mbrojtjes_të_tajvanit
Tajvani ka raportuar se 38 aeroplanë ushtarakë kinezë kanë kaluar në zonën e tij të mbrojtjes pasi Britania dërgoi një anije luftarake përmes Ngushticës së Tajvanit në një veprim që synonte të sfidonte pretendimin e Pekinit për rrugën strategjike ujore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2021 17:23 Europe/Tirane
  • Kina dërgon 38 aeroplanë ushtarakë në zonën e mbrojtjes të Tajvanit

Tajvani ka raportuar se 38 aeroplanë ushtarakë kinezë kanë kaluar në zonën e tij të mbrojtjes pasi Britania dërgoi një anije luftarake përmes Ngushticës së Tajvanit në një veprim që synonte të sfidonte pretendimin e Pekinit për rrugën strategjike ujore.

Dërgimi i këtyre avionëve përbën inkursionin më të madh të Pekinit deri më tani. Ministria e Mbrojtjes e  Tajvanit ka thënë se aeroplanët, duke përfshirë bombarduese me kapacitet bërthamor, kanë hyrë në këtë zonë në dy periudha. Ministria e përshkroi shfaqjen e forcës si "inkursion" dhe tha se Tajvani kishte ngritur avionë luftarakë për t'iu kundërvënë lëvizjes kineze, e cila ndodhi në të njëjtën ditë që Pekini shënoi themelimin e Republikës Popullore të Kinës. Kina tashmë i ka dërguar një paralajmërim të ashpër Britanisë kundër vendosjes së anijeve luftarake në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore. SHBA dhe aleatët e saj mbajnë anën e rivalëve të Pekinit në mosmarrëveshjet detare në Detin e Kinës Jugore, ndërsa Kina i ka paralajmëruar gjithmonë SHBA kundër aktiviteteve ushtarake në det. Pekini thotë se aktivitetet e shpeshta ushtarake midis forcave ajrore dhe detare të dy vendeve në rajon mund të shkaktojnë incidente.