Dhjetëra mijëra brazilianë kërkuan dorëheqjen e Bolsonaros
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115000-dhjetëra_mijëra_brazilianë_kërkuan_dorëheqjen_e_bolsonaros
Dhjetëra mijëra brazilianë kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Bolsonaros në shenjë proteste ndaj politikave të presidentit brazilian për keqmenaxhimin e pandemisë së Covid-19 dhe rritjen e kostove të jetesës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 03, 2021 20:14 Europe/Tirane
  • Dhjetëra mijëra brazilianë kërkuan dorëheqjen e Bolsonaros

Dhjetëra mijëra brazilianë kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Bolsonaros në shenjë proteste ndaj politikave të presidentit brazilian për keqmenaxhimin e pandemisë së Covid-19 dhe rritjen e kostove të jetesës.

Sipas Euronews, dhjetëra mijëra brazilianë protestuan në qytete të ndryshme të vendit, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vazhdimit të presidencës së Jair Bolsonaro dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij. Kundërshtarët e presidentit të ekstremit të djathtë të Brazilit po protestojnë për keqmenaxhimin e ekonomisë, rritjen e kostove të jetesës dhe, veçanërisht, trajtimin e padrejtë të pandemisë së Covid-19 nga Bolsonaro. Brazili, ndërkohë, mban rekordin për numrin më të madh të infektimeve dhe vdekjeve nga virusi Corona në të gjithë botën. Zgjedhjet presidenciale në Brazil do të mbahen vitin e ardhshëm. Rezultatet e sondazheve të fundit tregojnë se vetëm 26% e qytetarëve do votojnë për Jair Bolsonaro. 44% e qytetarëve kanë treguar qëllimin e tyre për të zgjedhur Lula Da Silva, ish -presidentin e majtë të vendit. Pavarësisht rezultateve të sondazhit, rreth një muaj më parë përkrahësit e Bolsonaros ishin në gjendje të mbanin një demonstratë shumë më të madhe se sa një tubim nga kundërshtarët e tij.