Rusia teston një raketë të re kundër aeroplanmbajtëseve
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar për testimin me sukses të raketës "Zirkon" e cila ka shpejtësi shtatë herë më të madhe se sa shpejtësia e zërit dhe ka marrë epitetin "Vrasësi i aeroplanmbajtëseve".
Rusia njoftoi sot se kreu me sukses testimin e parë të raketës supersonike nënujore të lundrimit (Zirkon), një armë që presidenti Vladimir Putin e ka vlerësuar si pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të pashembullta të armëve.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se nëndetësja Severodvinsk lëshoi me sukses raketën në Detin Barents, e cila goditi objektivin e saj të zgjedhur.
Nisja u bë gjatë natës, siç tregohet në imazhet video të lëshuara nga ministria.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se nëndetësja Severodvinsk lëshoi me sukses raketën në Detin Barents, e cila goditi objektivin e saj të zgjedhur.
Rusia testoi raketën Zirkon nga një anije luftarake në korrik.
Presidenti Putin kishte njoftuar një seri të armëve të reja supersonike në vitin 2018, në një nga fjalimet e tij më luftarake në vite, duke thënë se ato mund të godisnin kudo në botë dhe t’i shpëtonin mburojës raketore amerikane.