Blinken kërkon besimin e humbur të Pallatit Elysee
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115078-blinken_kërkon_besimin_e_humbur_të_pallatit_elysee
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka udhëtuar për në Francë për të marrë pjesë në një takim të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në Paris, në përpjekje për të zvogëluar pakënaqësinë e Pallatit Elysee ndaj marrëveshjes së nëndetëseve amerikane me Australinë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 05, 2021 08:56 Europe/Tirane
  • Blinken kërkon besimin e humbur të Pallatit Elysee

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka udhëtuar për në Francë për të marrë pjesë në një takim të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në Paris, në përpjekje për të zvogëluar pakënaqësinë e Pallatit Elysee ndaj marrëveshjes së nëndetëseve amerikane me Australinë.

Gjatë udhëtimit, Blinken është planifikuar të takohet me homologun e tij francez, Jean-Yves Le Drian, për të diskutuar forcimin e marrëdhënieve vitale Uashington-Paris. Në një video-konferencë nga Shtëpia e Bardhë me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Australisë më 16 shtator, Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi një partneritet të ri sigurie dhe ushtarake midis tre vendeve të quajtur AUKUS.  Duke reaguar ndaj lëvizjes së Uashingtonit, Ministri i Jashtëm Francez Jean-Yves Le Drian e quajti marrëveshjen AUKUS "mizore" dhe një "thikë pas shpinë". Franca tërhoqi ambasadorët e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe Australia në shenjë proteste ndaj marrëveshjes dhe anuloi një ceremoni për të nderuar marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara. Kjo marrëveshje e re trepalëshe e sigurisë midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë e quajtur AUKUS i ka hequr qeverisë franceze një marrëveshje ushtarake prej 90 miliardë dollarësh. Më në fund, më 22 shtator 2021, me kërkesë të Joe Biden, Presidentët e Francës dhe Shteteve të Bashkuara diskutuan me telefon për çështjet e 16 shtatorit. Udhëheqësit e të dy vendeve ranë dakord të ndërmarrin veprime vendimtare drejt qëllimeve të përbashkëta. Më pas, Philippe Etienne u kthye në Uashington dhe u takua me Jake Sullivan, këshilltarin e sigurisë kombëtare të qeverisë Biden si dhe me sekretarin Blinken. Gjatë vizitës së tij në Francë, Blinken tani po siguron aleatin e tij evropian se Parisi mbetet një pjesë e rëndësishme e strategjisë së Uashingtonit për ruajtjen e sigurisë në oqeanin Paqësor dhe atë Indian, pavarësisht tërheqjes së Australisë nga marrëveshja për blerjen e nëndetëseve nga Franca. Por sipas New York Times, tensionet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës kanë ndikuar edhe më shumë tek Blinken sepse nëna e tij jeton në Paris. Kur Blinken u zgjodh Sekretar i Shtetit, Franca e pa atë si një garanci të përparësisë së saj midis aleatëve të tjerë amerikanë. Blinken e kaloi fëmijërinë e tij në Paris dhe u largua nga vendi në vitin 1980. Nëna e Blinken, e cila ka një shtetase franceze, jeton në këtë vend dhe është ende një figurë e shquar në Paris. Blinken ka vepruar gjithmonë si ndërmjetës midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës dhe sot ai ka një detyrë tepër të vështirë për të fituar besimin e Francës. Tani, pas tërheqjes së nxituar të Uashingtonit nga Afganistani dhe marrëveshjes AUKUS, në të dyja ngjarjet e politikës së jashtme, administrata e Biden ka minuar besimin e aleatëve të saj. Në këtë mes lind pyetja se Blinken në këtë udhëtim a mund të rifitojë besimin e aleatit të vjetër të Amerikës dhe deri në çfarë mase mund të ndihmojë sfondi i tij personal tek administrata e Bidenit, që të rimarrë besimin e humbur të Francës ndaj Shtëpisë së Bardhë?