Konfirmohet vjedhja e miliona dollarëve nga Muhamed Ashraf Ghani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115160-konfirmohet_vjedhja_e_miliona_dollarëve_nga_muhamed_ashraf_ghani
Zëdhënësi i grupit Taleban ka konfirmuar vjedhjen e miliona dollarëve nga ana e Muhamed Ashraf Ghani, presidenti i arratisur i Afganistanit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 06, 2021 16:00 Europe/Tirane
  • Konfirmohet vjedhja e miliona dollarëve nga Muhamed Ashraf Ghani

Zëdhënësi i grupit Taleban ka konfirmuar vjedhjen e miliona dollarëve nga ana e Muhamed Ashraf Ghani, presidenti i arratisur i Afganistanit.

Agjencia e lajmeve Shafaqna njoftoi se Zebihullah Muxhahid pa përmendur fare statistika të sakta të kësaj shume, ka thënë: "Muhamed Ashraf Ghani në kohë kur është arratisur nga Afganistani, ka vjedhur këto para. Organi i presidencës së Afganistani ka vendosur në dispozicion pamje filmike të cilat tregojnë se punonjësit e organit presidencial janë grindur fizikisht me njëri-tjetrin për ndarjen e para të mbetura".

Edhe më parë janë publikuar raporte nga media të ndryshme për vjedhjen e miliona dollarëve amerikanë nga ana e Ashraf Ghani. Muhamed Zahir Aghbar, ambasadori i Afganistanit në Dushanbe të Taxhikistanit, dy muaj më parë në një konferencë për shtyp, ka deklaruar se Ashraf Ghani, presidenti i arratisur i Afganistanit, para se të largohet nga Kabuli, ka vjedhur 169 milionë dollarë nga arka shtetërore.

Nikita Ishçingui, shefja e zyrës diplomatike të Rusisë, më 16 gusht ka deklaruar: "Ashraf Ghani, ish-presidenti i arratisur i Afganistanit, përderisa shoqërohej me makina me plotë para, është arratisur nga Kabuli". Kjo është në kohën kur më parë Ashraf Ghani ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka thënë se përveç një palë rrobave, nuk ka marrë asgjë me vete.