Amerika pohon se posedon 3750 armë bërthamore
Në bazë të statistikave zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, Amerika në depot e saj të armëve posedon 3750 armë bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Amerika për herë të parë dhe pavarësisht përpjekjeve të Donald Trump, ish-presidentit amerikan, për të bërë censurë numrin e armëve bërthamore të këtij vendi, ka zbuluar se në depot e saj deri në vitin 2020, ka poseduar 3750 armë bërthamore aktive dhe joaktive.
Këto statistika tregojnë se numri i armëve bërthamore ekzistuese në depot bërthamore të Amerikës në vitin 2020, është reduktuar me 55 armë në krahasim me vitin 2019. Kjo shifër e deklaruar tregon statistikat e pretenduara të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe nuk dihet se sa përputhet kjo shifër me numrin e vërtetë të armëve bërthamore që ekzistojnë në depot e armatimeve bërthamore të këtij vendi.
Pas Amerikës, sipas radhës Rusia, Anglia dhe Franca posedojnë numrin më të madh të armëve bërthamore. Në raportin e faqes informative të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet: "Amerika ka publikuar informacione të reja në lidhje me depot e armëve bërthamore të saj me qëllim që të përditësojë informacionet e mëparshme të cilat janë publikuar në shtator të vitit 2017".
Në bazë të raportit pretendues të DASH, deri në shtator të vitit 2020, Amerika posedonte 3750 armë bërthamore që tregon reduktimin gati 88% të armëve bërthamore që kishte deri në fund të viti financiar 1967, kur posedonte 31255 armë bërthamore.