Le Drian: Mosmarrëveshjet me Britaninë dhe Amerikës janë të thella
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115216-le_drian_mosmarrëveshjet_me_britaninë_dhe_amerikës_janë_të_thella
Ministri i punëve të jashtme të Francës ka deklaruar se mosmarrëveshje me Britaninë dhe Amerikën akoma po vazhdojnë dhe këto mosmarrëveshje janë të thella.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 07, 2021 15:27 Europe/Tirane
  • Le Drian: Mosmarrëveshjet me Britaninë dhe Amerikës janë të thella

Ministri i punëve të jashtme të Francës ka deklaruar se mosmarrëveshje me Britaninë dhe Amerikën akoma po vazhdojnë dhe këto mosmarrëveshje janë të thella.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Jean Yves Le Drian në takim me anëtarët e një komisioni të parlamentar të vendit të tij, deklaroi: "Mosmarrëveshjet për shkak të anulimin e kontratës për nëndetëset e Francës dhe njëkohësisht për veprimin e Australisë për nënshkrimin e kontratës për të blerë nëndetëse bërthamore nga Amerika, po vazhdojnë të jenë të thella. Njëkohësisht me këtë janë shtuar mosmarrëveshjet edhe me Britaninë dhe dalja nga kjo krizë ka nevojë për ndërmarrjen e veprimeve dhe masave të fuqishme".

Ministri i Jashtëm francez ka bërë me dije se Franca do ta rikthejë ambasadorin e saj në Australi. Për kreun e diplomacisë franceze do të ketë një ripërcaktimin të marrëdhënieve dypalëshe pas tërheqjes së Australisë nga pakti që kishte me Francën në fushën e mbrojtjes.

"I kam kërkuar ambasadorit tonë të kthehet në Canberra me dy misione - të ndihmojë në ripërcaktimin e kushteve të marrëdhënies sonë me Australinë në të ardhmen dhe të mbrojë interesat tona në zbatimin konkret të vendimit Australian për t'i dhënë fund programit të nëndetëseve ”, tha ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian para ligjvënësve francezë.