CIA krijon qendër të re për tu përballur me Kinën
Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara njoftoi se do të krijojë një grup pune të nivelit të lartë i cili do të merret vetëm me Kinën.
Kjo masë vlerësohet të jetë pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Pekinit, transmeton agjencia Associated Press. CIA gjithashtu bëri të ditur se të rrisë angazhimet për të rekrutuar folës kinezë dhe për të krijuar një qendër misioni kundër Kinës. Drejtori i CIA -s, William Burns, e quajti qeverinë kineze “kërcënimin më të rëndësishëm gjeopolitik në shekullin 21”. Administrata e presidentit, Joe Biden, e ka shpallur atë që ajo e sheh si agresion kinez në një sërë çështjesh përfshirë ato të sigurisë dhe ekonomike. Kina paraqet një sfidë veçanërisht për komunitetin e inteligjencës amerikane. Ky vend po zhvillon me të shpejt teknologjinë që mundëson parandalimin e spiunimit. Uashingtoni e ka akuzuar publikisht Pekinin për dështimin e bashkëpunimin në përpjekjet për të kuptuar origjinën e COVID-19 dhe mbështetjen e hakerëve të cilët shënjestrojnë infrastrukturën thelbësore amerikane. Kina i ka mohuar akuzat e SHBA. Të dyja vendet janë gjithashtu dy ekonomitë më të mëdha në botë dhe fuqitë kryesore ushtarake dhe politike. Një zyrtar amerikan tha të mërkurën se presidenti amerikan, Joe Biden dhe ai kinez Xi Jinping pritet të mbajnë një takim virtual deri në fund të këtij viti.