Berlini i kërkon Teheranit të kthehet në negociata
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115360-berlini_i_kërkon_teheranit_të_kthehet_në_negociata
Mediat e rajonit kanë raportuar se kancelarja e Gjermanisë në vizitën e saj në Tel Aviv dhe në takim me kryeministrin e regjimit sionist ka folur për qëllimin e Evropës për t'i dërguar një mesazh Teheranit që të kthehet sa më shpejtë në tryezën e bisedimeve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 10, 2021 15:58 Europe/Tirane
  • Berlini i kërkon Teheranit të kthehet në negociata

Mediat e rajonit kanë raportuar se kancelarja e Gjermanisë në vizitën e saj në Tel Aviv dhe në takim me kryeministrin e regjimit sionist ka folur për qëllimin e Evropës për t'i dërguar një mesazh Teheranit që të kthehet sa më shpejtë në tryezën e bisedimeve.

Gazeta rajonale "Sharw Al-Awsat" ka shkruar se Angela Merkel", kancelarja e Gjermanisë, ka thënë se dëshirojmë t'i dërgojmë një mesazh të pamohueshëm Teheranit se duhet të kthehet sa më shpejtë në tryezën e negociatave!

Merkel duke përsëritur pretendimet e perëndimore në lidhje me programin paqësor atomik të Iranit, pretendoi: "Aktiviteti i Iranit për pasurimin e uraniumit tregon se duhet ndërmarrë çfarëdo veprimi për të penguar Iranin që prodhojë armë bërthamore! Çdo ditë që po kalon pa përgjigje nga ana e Teheranit në lidhje iniciativën e Amerikës, Irani po arrin të prodhojë sasi më të madhe të uraniumit të pasuruar".

Merkel në konferencën e saj për shtyp të përbashkët me Naftaly Bennet, ka thënë se presidentët e Rusisë dhe Kinës gjithashtu janë përgjegjës për ta kthyer Iranin në tryezën e bisedimeve. "Këto dy shtete gjithashtu janë përgjegjës për arsye se nëse marrëveshja bërthamore nuk mund t'i zbatojë qëllimet e saj, atëherë puna bëhet shumë e vështirë. Prandaj, ne tani ndodhemi në javët shumë vendimtare për këtë marrëveshje".

Angela Merkel e cila po i kalon ditët e fundit në postin e kancelares së Gjermanisë, në vizitën e saj të fundit zyrtare, ka shkuar në territoret e pushtuara të Palestinës dhe është takuar me autoritetet e regjimit sionist dhe sipas burimeve informative, një prej temave kryesore të këtyre takimeve ka qenë programi atomik i Iranit.