Borrel: Bashkimi Evropian është shndërruar në një vegël
Shefi i diplomacisë evropiane ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian ka humbur rolin e vet si një faktor i plotë në arenën globale dhe është shndërruar në një vegël.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Josep Borrel dje (të dielën) ka paralajmëruar duke thënë: “Bashkimi Evropian është i brengosur për humbjen e rolit të vet si një faktor i plotë në arenën globale dhe shndërrimin e tij nga një institucion politik në një vegël”.
Josep Borrel në weblogun e tij ka shkruar: “Aktualisht në botë, ekzistojnë dy prirje të cilat po ushtrojnë ndikim mbi Evropën që e para është politikat e Amerikës dhe aleatëve të saj për ta ndalur Kinën dhe prirja e dytë është dinamizmi shumë polesh i faktorëve të tillë si Rusia të cilët po mundohen të zgjerojnë fushën e ndikimit të vet. Veprime të tilla kryesisht bëhen shkak për kufizimin e interesave të Bashkimit Evropian ashtu sikur që ndodhi në Siri, Libi dhe Mali”.
Borrel u ka bërë thirrje liderëve evropian që të mbështesin formimin e forcave të tyre të armatosura sepse këto forca të armatosura nuk janë në rivalitet me NATO-n, por janë plotësuese të kësaj Aleance.
Bashkimi Evropian i cili në dy dekadat e kaluara në çështje të tilla si zhvillimet e Ukrainës dhe Gjeorgjisë është përballur me sfida serioze me Rusinë, së fundi edhe çështja e Aleksy Navalny, kritikut rus të Putinit, është bërë pretekst për armiqësinë më të madhe të evropianëve me Rusinë dhe për krijimin e një fronit të ri për t’u përballur me Moskën.