Tre fitues për Nobelin e Ekonomisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115428-tre_fitues_për_nobelin_e_ekonomisë
Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 iu dha të hënën ekonomistëve David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Tetor 11, 2021 20:50 Europe/Tirane
  • Tre fitues për Nobelin e Ekonomisë

Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 iu dha të hënën ekonomistëve David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave shpjegon se Çmimi Nobel këtë vit është përqendruar në marrëdhëniet shkak-pasojë në tregun e punës dhe në marrëdhëniet që krijohen mes ngjarjeve. Akademia sqaron se përmes “eksperimenteve natyrore” ata kanë kuptuar si lidhen politikat ekonomike me ngjarjet e tjera. Eksperimentet natyrore përdorin situata të jetës reale për të kuptuar ndikimin në vendimet qeveritare. Akademia tha se tre ekonomistët kishin “revolucionarizuar kërkimin empirik në shkencat ekonomike”. Në ndryshim nga çmimet e tjera Nobel, ai për ekonomi, nuk është krijuar me dëshirë të Alfred Nobelit, por nga Banka Qendrore e Suedisë, si kujtim për të në vitin 1968.