Sulm i armatosur në një shkollë në Amerikës, plagosen disa persona
Gjatë një turneu të futbollit për shkollat e mesme në shtetin Alabama të Amerikës janë plagosur disa persona si pasojë e një sulmi të armatosur që ndodhi gjatë kësaj ngjarje.
Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se gjatë ndeshjes së futbollit në një shkollë të mesme në Mubil të shtetit Alabama të Amerikës është kryer një sulm i armatosur dha janë plagosur disa persona që njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se gjatë kryerjes së këtij sulmi të armatosur, nxënësit dhe shikuesit me nxitim janë larguar nga stadiumi.
Në lidhje me këtë sulm të armatosur akoma nuk janë publikuar më shumë detaje, por policia e qytetit Mubil ka konfirmuar se disa persona janë plagosur dhe janë transferuar në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje shumë kritike për shkak të plagëve të rënda.