Rusia pezullon misionin e saj në NATO
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115820-rusia_pezullon_misionin_e_saj_në_nato
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi të hënën se vendi i tij do të pezullonte misionin rus në NATO.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 18, 2021 16:02 Europe/Tirane
  • Rusia pezullon misionin e saj në NATO

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi të hënën se vendi i tij do të pezullonte misionin rus në NATO.

Lavrov tha se masa ishte në përgjigje ndaj vendimit të javës së kaluar të NATO-s, për të dëbuar tetë anëtarë të misionit rus në aleancën ushtarake. Pas njoftimit se Rusia do të mbyllte misionin e saj diplomatik në aleancës ushtarake perëndimore, NATO tha të hënën se i ka mbajtur shënim komentet e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, por shtoi se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për çështjet e ngritura. "Ne dëgjuam komentet e ministrit Lavrov për mediat, megjithatë nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar mbi çështjet që ai ngriti", - tha një zëdhënës i NATO-s. Një javë më parë NATO akuzoi zyrtarët e misionit rus se po punonin në fshehtësi si oficerë zbulimi dhe mori vendim të përgjysmojë numrin e ekipit të Moskës në selinë e saj. Lavrov njoftoi gjithashtu se do të mbyllen edhe se zyrat ndërlidhëse ushtarake dhe ato informacionet të NATO-s, të cilat ndodhen në Moskë.