Dy ish-ushtarë arrestohen në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115926-dy_ish_ushtarë_arrestohen_në_gjermani
Dy ish-ushtarë në Gjermani janë arrestuar, pasi akuzoheshin se po përpiqeshin të krijonin një grup paramilitar për të ndërhyrë në konfliktin ushtarak në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 20, 2021 17:23 Europe/Tirane
  • Dy ish-ushtarë arrestohen në Gjermani

Dy ish-ushtarë në Gjermani janë arrestuar, pasi akuzoheshin se po përpiqeshin të krijonin një grup paramilitar për të ndërhyrë në konfliktin ushtarak në Jemen.

Autoritetet gjermane thanë se dy ish-ushtarakët, të identifikuar si Arend-Adolf G dhe Achim A, u arrestuan këtë të mërkurë në Gjermani. Ata janë shtetas gjermanë dhe ish-ushtarë në Bundeswehr, forcat e armatosura të Gjermanisë. Në një deklaratë për mediat, prokurorët thanë se dy ish-shtarakët akuzohen si “kokat” e krijimit të një organizate terroriste. Sipas prokurorisë këta dy persona dyshohet se po organizonin në fillim të vitit 2021 krijimin e një grupi paramilitar, të përbërë nga 100 deri në 150 ish-ushtarë ose anëtarë të policisë. Arsyeja kryesore e krijimit të këtij grupi ishte fitimi i një shume parash prej 40 mijë euro në muaj. Ata, thanë prokurorët, do t’i shërbenin Arabisë Saudite. Arabia është përfshirë në një konflikt në Jemenin fqinj. Prokurorët deklaruan se të arrestuarit ishin të vetëdijshëm se ndërhyrja ushtarake e tyre në Jemen do të kërkonte në mënyrë të pashmangshme vrasje njerëzish, plagosje apo vrasjen e popullsisë civile.