Rusia: Talebanët duhet të përmbushin pritjet për të drejtat e njeriut
(last modified Wed, 20 Oct 2021 18:53:47 GMT )
Tetor 20, 2021 20:53 Europe/Tirane
  • Rusia: Talebanët duhet të përmbushin pritjet për të drejtat e njeriut

I dërguari i Rusisë në Afganistan tha se talebanët duhet të formojnë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe të përmbushin pritjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëse duan të njihen nga qeveritë në të gjithë botën.

Zamir Kabulov tha të mërkurën se talebanët do të njiheshin kur " të fillonin të përmbushnin pritjet e komunitetit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirjen". Përfaqësuesit talebanë i thanë Kabulovit se "po punojnë në përmirësimin e qeverisjes dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut". Zamir Kabulov gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të heqë dorë nga "paragjykimi" i tij dhe të bashkohet për të ndihmuar popullin afgan. "Jo të gjithëve u pëlqen qeveria e re në Afganistan, por duke ndëshkuar qeverinë, ne po ndëshkojmë të gjithë njerëzit." Të mërkurën, Rusia priti bisedimet mbi Afganistanin duke përfshirë përfaqësues të lartë të talebanëve dhe të vendeve fqinje. Qeveria ruse ftoi talebanët dhe palët e tjera afgane për bisedime, duke shprehur shpresën se ata do të ndihmojnë në inkurajimin e diskutimeve dhe trajtimin e sfidave të Afganistanit.

 

Tags