Stoltenberg thekson parandalimin e shkatërrimit të NATO-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115978-stoltenberg_thekson_parandalimin_e_shkatërrimit_të_nato_së
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike (NATO)  ka kërkuar nga vendet anëtare të kësaj organizate që të mos lejojnë mosmarrëveshjet mbi paktin AKUS dhe largimin nga Afganistani të bëhen shkak për ndarjen e NATO-së.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 21, 2021 15:55 Europe/Tirane
  • Stoltenberg thekson parandalimin e shkatërrimit të NATO-së

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike (NATO)  ka kërkuar nga vendet anëtare të kësaj organizate që të mos lejojnë mosmarrëveshjet mbi paktin AKUS dhe largimin nga Afganistani të bëhen shkak për ndarjen e NATO-së.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-së, ditën e mërkurë në një prononcim para gazetarëve, ka thënë: “Mosmarrëveshjet ose dallimi në pikëpamje në lidhje me paktin AKUS dhe largimi nga Afganistani nuk ka ndryshuar këtë domosdoshmëri fondamentale se Evropa dhe Amerika Veriore duhet të qëndrojnë përkrah njëra-tjetrës. Ne po përballemi me një botë me rivalitet më të madh, ne po përballemi me një rivalitet më të madh mes shteteve dhe kjo është me rëndësi që të qëndrojmë përkrah njëri-tjetrit”.

Stoltenberg duke thënë se akoma është shumë herët që të arrijmë në ndonjë rezultat në lidhje me shembjen dhe shkatërrimin në Afganistan, ka theksuar: “Megjithëkëtë nga Afganistani nuk duhet të arrijmë në ndonjë rezultat të gabuar dhe të mos mendojmë se aleatët e NATO-s tanimë nuk duhet të marrin pjesë në operacionet ushtarake për të luftuar kundër ekstremizmit dhe terrorizmit”.

Vlen të theksohet se pas largimit të forcave të NATO-së si rezultat i vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Uashingtonit, grupi Taleban ka marrë përsëri pushtetin në Afganistan. Rënia e qeverisë pro perëndimore të Afganistanit pas 20 vjet të pranisë ushtarake të Perëndimit në këtë vend është bërë shkak që të shfaqen kritika të ashpra në mesin e aleatëve të Amerikës ndaj mënyrës së largimit nga Afganistani. Pas kësaj çështje, Aleanca e NATO-së po përballet edhe me një mosmarrëveshje tjetër mes Francës dhe Amerikës në lidhje me traktatit ushtarak të ri të Amerikës me Australinë dhe Britaninë të quajtur AKUS për nëndetëset bërthamore.