Erdogan kërkon kthim parash për avionët luftarakë F-35
Tetor 21, 2021 17:15 Europe/Tirane
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara do të bëjnë përparim në bisedimet për shitjen e avionëve luftarakë F-16
dhe se Ankaraja do të marrë përsëri 1.4 miliardë dollarë, që ka paguar për avionët luftarakë F-35, të cilët nuk i lejohet më të blejë, raportoi sot agjencia turke e lajmeve "Anadolu'. "Ne do marrim mbrapsht 1.4 miliardë dollarët që na takojnë në një mënyrë ose në një tjetër," u tha Erdogan gazetarëve. “Mendoj se do të bëjmë përparim. Sigurisht që ne do të flasim për këtë me presidentin amerikan Biden në takimin e G20 në Romë", shtoi presidenti turk.
Tags