Gafa e re e Biden: Unë isha nënpresident për 36 vjet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115988-gafa_e_re_e_biden_unë_isha_nënpresident_për_36_vjet
Presidenti amerikan Joe Biden në një fjalim të Mërkurën bëri një tjetër gafë dhe tha se ai ka udhëtuar si nënpresident për 36 vjet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 21, 2021 17:15 Europe/Tirane
  • Gafa e re e Biden: Unë isha nënpresident për 36 vjet

Presidenti amerikan Joe Biden në një fjalim të Mërkurën bëri një tjetër gafë dhe tha se ai ka udhëtuar si nënpresident për 36 vjet.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, gafa e re e Biden u bë në fjalimin e tij në Scranton, Pensilvani, dhe e bëri edhe një herë Presidentin amerikan subjekt talljeje të përdoruesve në hapësirën kibernetike. "Unë si nënpresident i Shteteve të Bashkuara për 36 vjet udhetova  çdo ditë me tren pasi gruaja dhe vajza ime u vranë, duke shkuar në shtëpi për të parë familjen time," tha Biden. Gruaja e parë e Biden, Nilia dhe vajza e tyre, Naomi, vdiqën në një aksident me makinë në vitin 1972. Biden ishte një senator i guximshëm në atë kohë. Pas dekadash në Senat, ai shërbeu si Zëvendëspresident në mandatin e Barack Obamas nga viti 2009 në 2017. Gabimet dhe kujtesa e dobët e Presidentit amerikan Joe Biden kanë marrë shumë vëmendje nga media që kur ai mori detyrën, duke bërë që kritikët e tij të vënë në dyshim shëndetin dhe aftësitë e tij mendore.