Rusia e Kina patrullojnë bashkë në Paqësor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i116152-rusia_e_kina_patrullojnë_bashkë_në_paqësor
Forcat e ushtrisë ruse dhe kineze janë angazhuar në një patrullim të përbashkët në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor, me anë të anijeve luftarake.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 24, 2021 17:18 Europe/Tirane
  • Rusia e Kina patrullojnë bashkë në Paqësor

Forcat e ushtrisë ruse dhe kineze janë angazhuar në një patrullim të përbashkët në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor, me anë të anijeve luftarake.

Janë gjithsej 10 të tilla, pesë nga secili shtet që vijuan patrullimin përgjatë një jave, nga data 17 deri në 23 tetor. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, objektivi i këtij patrullimi të përbashkët ishte në kuadër të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin e Paqësorit dhe gjithashtu mbrojtja e aktivitetit ekonomik detar mes dy shteteve. Anijet luftarake për herë të parë kanë kaluar përmes ngushticës Tsugaru, duke përshkuar 1,700 milje. Krahas patrullës, dy marinat kanë ushtruar manovra të përbashkëta taktike dhe kanë kryer një sërë stërvitjesh ushtarake. Të dy vendet kanë një partneritet të vazhdueshëm ushtarak dhe kanë kryer një seri stërvitjesh të përbashkëta ushtarake, profili më i lartë i të cilave ishte " Vostok 2018 ", i cili përfshinte një betejë të simuluar në të cilën një koalicion ruso-kinez luftoi një armik të trilluar. Në gusht, Rusia dhe Kina bashkuan forcat edhe një herë për të përdorur një sistem të përbashkët komandimi dhe kontrolli, me trupat ruse të integruara në formacionet kineze.