Kremlini: NATO është agresor, ndërsa po e konsideron Rusinë armik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i116194-kremlini_nato_është_agresor_ndërsa_po_e_konsideron_rusinë_armik
Zëdhënësi i pallatit të Kremlinit ka deklaruar se NATO është agresor dhe po e konsideron Rusinë armik të saj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 25, 2021 11:55 Europe/Tirane
  • Kremlini: NATO është agresor, ndërsa po e konsideron Rusinë armik

Zëdhënësi i pallatit të Kremlinit ka deklaruar se NATO është agresor dhe po e konsideron Rusinë armik të saj.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Dimitry Peskov, zëdhënësi i pallatit të Kremlinit, ka deklaruar: "NATO është krijuar kundër Rusisë dhe kurrfarë deklarata paqësore nuk mund të fshehin këto qëllimi të vërteta të këtij blloku".

Peskov shtoi: "NATO është një bllok agresor dhe sulmues i cili po e shikon Rusinë si një armik të vetin. NATO është krijuar kundër shtetit tonë. Çfarëdo lloj deklaratash paqësore dhe çfarëdo lloj mbulese mbi qëndrimet agresore të NATO-s, nuk mund të fsheh këto qëllime të vërteta të këtij blloku".

Peskov kohë më parë gjithashtu në lidhje me programin e ri mbrojtës të NATO-së kundër Rusisë, ka thënë: "Ky program tregon qartë se vendimi i Moskës për të ndërprerë bisedimet zyrtare me këtë Aleancë, ka qenë vendim i drejtë".

Një funksionar i lartë i NATO-së ka njoftuar për planin e ri të Aleancës Veri-Atlantike për krijimin e një force parandaluese në përballje me Rusinë.  Ky funksionar i NATO-s i cili ka dëshiruar të mbetet anonim, në lidhje me këtë ka thënë: "Duhet të hartojmë strategji më të ndjeshme përtej planeve rajonale kundër Rusisë. Ne duhet të përgatitemi për sulme ushtarake njëkohësisht edhe në Detin Baltik edhe në Detin e Zi".

Kjo është në kohën kur Rusia duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e NATO për përgatitje për kërcënimet ushtarake sulmet kibernetike, e ka quajtur NATO-n si faktor destabilizues në Evropë.