Kina lëshon në hapësirë një armë anti-satelitore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i116254-kina_lëshon_në_hapësirë_një_armë_anti_satelitore
Kina ka lëshuar një satelit të ri që analistët thonë se mund të përdoret si një armë e aftë për të kapur dhe goditur satelitët amerikanë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 26, 2021 17:18 Europe/Tirane
  • Kina lëshon në hapësirë një armë anti-satelitore

Kina ka lëshuar një satelit të ri që analistët thonë se mund të përdoret si një armë e aftë për të kapur dhe goditur satelitët amerikanë.

Sateliti "Shijian-21" u lëshua të dielën (24 tetor) nga qendra satelitore  "Xichang", gjoja për pastrimin e “mbeturinave hapësinore”, sipas "China Aerospace Science and Technology Corp", kompania shtetërore hapësinore e Pekinit. Kompania deklaroi se sateliti "ka për detyrë të demonstrojë teknologji për të lehtësuar dhe neutralizuar mbeturinat hapësinore". Komandanti i Komandës Hapësinore të SHBA-së, gjeneral i Forcave Ajrore James Dickinson i tha Kongresit në prill se anije kozmike si "Shijian-21"  janë pjesë e një përpjekjeje të Kinës për të kërkuar "epërsi hapësinore përmes orbitës dhe sistemeve të sulmit në hapësirë." "Anija kozmike ​​mund të përdoret në një sistem të ardhshëm për të luftuar satelitët e tjerë", tha komandanti.