Aktivistët e ambienatlizmit protestojnë në Londër
(last modified Wed, 27 Oct 2021 14:13:23 GMT )
Tetor 27, 2021 16:13 Europe/Tirane
  • Aktivistët e ambienatlizmit protestojnë në Londër

Aktivistët e ambientalizmit në vazhdën e protestave të tyre kundër ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes së tokës, janë mbledhur në tubime protestuese në dy zona me qarkullim të dendur në lindje dhe perëndim të Londrës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se me mijëra aktivistë të ambientalizmit në vazhdim të protestave dhe rebelimit qytetar kanë marrë pjesë në tubime protestuese në zona të ndryshme në kryeqytetin e Anglisë dhe në disa qytete të tjera të këtij vendi duke kërkuar zbatimin e kërkesave të tyre. Anëtarët e grupit "Izolojeni Britaninë" sot (të mërkurën ka kërkuar shqyrtimin urgjent të situatës së ambientit jetësor.

Ata përveç deklarimit zyrtare të gjendjes emergjente, kërkojnë që qeveria e Britanisë nëpërmjet miratimit të ligjeve obligative për zbatim, të reduktojë në zero shtimin për çdo ditë e më tepër të dioksidit të karbonit deri në vitin 2025. Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar nga qeveria që të izolojë objektet dhe ndërtesat në atë mënyrë që të reduktohet sa më shumë prodhimi i gazrave serë. Shkencëtarët kanë deklaruar: "Kriza e ambientit jetësor do të bëhet shkak që mundësia për vërshime dhe përmbytje në Evropë të rritet me 9 herë më shumë".

Vdekja e të paktën 220 personave nga vërshimet dhe përmbytjet e fundit në Evropë dhe shkatërrimin e mijëra objekteve, i ka shtyrë aktivistët e ambientalizmit që të ndjekin me seriozitet më të madh kërkesat e tyre.

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, i cili javën e ardhshme do të jetë organizator i krerëve të botës në samitin e klimës në Glasko, i ka quajtur protestuesit njerëz të thatë dhe të papërgjegjshëm!

Tags