Amerika ka fshehur informacionet në lidhje me rënien e Afganistanit
(last modified Sat, 30 Oct 2021 15:43:37 GMT )
Tetor 30, 2021 17:43 Europe/Tirane
  • Amerika ka fshehur informacionet në lidhje me rënien e Afganistanit

Drejtoria për Inspektim e Amerikës për çështje të Afganit ka akuzuar qeverinë e Joe Biden për moszbulimin e informacioneve në lidhje me rënien e ish-qeverisë së Afganistanit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se John Sobko, shefi i zyrës për amerikane për inspektimin e inteligjencës, ka thënë: "Departamenti Amerika i Mbrojtjes dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka fshehur informacione nga publiku të cilat mund të parashikonin rënien e qeverisë së Afganistanit në duart e Talebanëve. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në bazë të kërkesës së qeverisë së Afganistanit, kishte kufizuar ofrimin e informacioneve për publikun në lidhje me vitin 2015, informacione këto që tregonin detajet në lidhje me punën e forcave të sigurisë së Afganistanit".

Sobko ka kërkuar nga Pentagoni dhe nga DASH që të publikojë të gjitha informacionet në lidhje me zhvillimet e fundit në Afganistan. Sobko ka thënë se këto informacione gjithashtu e ndihmojnë Kongresin Amerikan dhe qytetarët që të vlerësojnë më mirë se SHBA-të duhet t'i jepnin fund operacioneve të tyre në Afganistan.

Gazeta ameriakane "Wall Street Journal" më parë ka raportuar se disa agjenci të inteligjencës në SHBA kanë filluar hetimet në lidhje me mënyrën e administrimit të procesit për largimin e forcave të Amerikës nga Afganistani që është bërë nga qeveria e Joe Biden.

Tags