Mblidhet G20 në Romë
Shëndeti, ekonomia, klima globale janë tre temat e mëdha me pritshmëri konkrete nga vendet më të fuqishme të botës të mbledhur në Romë në samitin dy ditor të grupit G20.
Pandemia globale, ambienti dhe rimëkëmbja ekonomike janë në axhendën dy ditore të punës, (30-31 tetor 2021) të vendeve që përbëjnë 80 % të PPB së ekonomisë botërore e 75% të tregtisë globale. Të pranishëm në samitin e Romës janë krerët më të lartë shtetërore qeveritarë të këtij grupi, që kanë mbërritur që ditën e djeshme me mungesën e Presidentin rus Vladimir Putin e atij kinez Xi Jiping të cilët do jenë pjesëmarrës përmes video konferencës. Seksioni i punimeve gjatë ditës së sotme u fokusua tek rimëkëmbja e ekonomisë e përballimi i pandemisë globale. Një nga marrëveshjet më të pritshme për t'u realizuar në këtë samit është ai mbi klimën për të çuar në zero ndotjen e ajrit nga dioksidi i karbonit, brenda vitit 2050. Mbi krizën klimatike ajo ç'ka pritet nga samiti i G20 shfaqet në apelin e bërë nga Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen e cila është shprehur se "G20 duhet të arrijë t'ju dorëzojë vendeve në zhvillim rreth 100 miliardë dollarë në vit për financimin e përballimit të krizës klimatike që prej vitit 2022 e jo duke pritur vitin 2025."