Talebanët qëllojnë në një dasmë në Nangarhar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i116482-talebanët_qëllojnë_në_një_dasmë_në_nangarhar
Luajtja e muzikës në një dasmë në provincën Nangarhar bëri që forcat talebane të qëllonin me armë kundër dasmorëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 30, 2021 20:24 Europe/Tirane
  • Talebanët qëllojnë në një dasmë në Nangarhar

Luajtja e muzikës në një dasmë në provincën Nangarhar bëri që forcat talebane të qëllonin me armë kundër dasmorëve.

Të paktën dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur talebanët hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve në një dasmë në Nangarhar, njoftoi agjencia e lajmeve AVA. Një nga krerët lokalë, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha se talebanët fillimisht i lejuan fshatarët të luanin muzikë, por më vonë një numër i forcave të tyre sulmuan ceremoninë e dasmës, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 10 të tjerë. Me rimarrjen e kontrollit të Afganistanit nga talebanët, shumë muzikantë dhe këngëtarë u larguan nga vendi dhe shumë të tjerë u detyruan të lënë punën e tyre dhe të fshehin instrumentet e tyre muzikore.