Halloween i përgjakur në SHBA, 64 të vdekur e të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i116600-halloween_i_përgjakur_në_shba_64_të_vdekur_e_të_plagosur
Nga të shtënat gjatë një feste të Halloween në Shtetet e Bashkuara janë vrarë të paktën 12 persona dhe janë plagosur 52 të tjerë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 01, 2021 19:56 Europe/Tirane
  • Halloween i përgjakur në SHBA, 64 të vdekur e të plagosur

Nga të shtënat gjatë një feste të Halloween në Shtetet e Bashkuara janë vrarë të paktën 12 persona dhe janë plagosur 52 të tjerë.

Të shtënat në një festë në një shtëpi në Illinois kanë vrarë dy persona dhe kanë plagosur të paktën 12 të tjerë. Ky ishte vetëm një sulm nga 11 sulmet e kryera gjatë festës së Halloween në qytete të ndryshme të Amerikës dhe që sipas policisë amerikane kanë vrarë të paktën 12 persona dhe kanë plagosur 52 të tjerë. Numri i të shtënave vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë së koronavirusit. Sipas statistikave, deri më tani në vitin 2021 janë kryer 599 të shtëna me armë zjarri, në vitin 2020 611, dhe në vitin 2019 417.