Afganistan, të paktën 23 viktima dhe 50 të plagosur nga shpërthimet
Nëntor 02, 2021 19:54 Europe/Tirane
Të paktën 23 persona janë vrarë dhe mbi 50 janë plagosur nga shpërthimet në spitalin më të madh ushtarak të Kabulit , ka thënë një zyrtar taleban.
Dy shpërthimet në spitalin ushtarak të Kabulit u konfirmuan nga Bilal Karimi , zëdhënës i talebanëve. Shpërthimi i parë ka ndodhur përballë strukturës e cila ka 400 shtretër. Dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi ka ndodhur nga një makinë-bombë. Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim dhe nuk ka asnjë reagim nga ana e talebanëve apo e qeverisë.
Tags