Kremlini u përgjigjet akuzave të Biden
Kremlini ka hedhur poshtë komentet e presidentit amerikan Joe Biden i cili kritikoi homologun e tij rus Vladimir Putin për dështimin për të marrë pjesë në konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike (COP26) në Skoci, duke theksuar se Rusia është serioze për këtë çështje.
Në samitin COP26 të martën, Biden akuzoi Putinin për mungesë lidershipi sepse nuk u paraqit në ngjarje, duke thënë: "Putini ka probleme serioze klimatike dhe ai nuk ka gatishmërinë për të bërë diçka." "Ne nuk pajtohemi," u tha gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar: "Ne sigurisht që nuk po minimizojmë rëndësinë e konferencës në Glasgow, por veprimet e Rusisë janë të qëndrueshme, të menduara dhe serioze". Ai gjithashtu theksoi se vendi i tij ishte i vetëdijshëm për ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe në fakt po përballej me "sfida më serioze" se kombet e tjera. "Tundra është vërtet në zjarr. Por të mos harrojmë se pyjet po digjen në Kaliforni, pyjet po digjen në Turqi dhe në vende të tjera," shtoi Peskov. Ai theksoi se Moska kishte marrë një pozicion "shumë të përgjegjshëm" për ndryshimin e klimës.