Lavrov bisedon me opozitarët sirianë
(last modified Sat, 06 Nov 2021 15:06:35 GMT )
Nëntor 06, 2021 16:06 Europe/Tirane
  • Lavrov bisedon me opozitarët sirianë

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë në takim me përfaqësuesit e opozitarëve sirianë në Moskë, ka biseduar në lidhje me çështjet përkatëse për zgjidhjen e krizës politike në Siri.

Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ditën e premte në takim me Ahmed Al-Xhebra, shefin e delegacionit përfaqësues të opozitarëve siriane "Fronti i Paqes dhe Lirisë", ka theksuar mbështetjen e Moskës ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë, ndërsa ka kërkuar shtimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të përmirësuar gjendjet njerëzore dhe situatën humanitare në Siri dhe të kontribuojnë më shumë për rindërtimin e këtij vendi pas shumë viteve të luftës.

Sipas zyrës për informim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, në këtë takim të dy palët duke theksuar mbi nevojën për progres në zgjidhjen e situatës politike në Siri në bazë të rezolutës 2554 të KS të OKB, kanë shkëmbyer mendime për vendosjen e negociatave kontstruktive mes forca siriane në përbërje të ndryshme.  

Përfaqësuesit e delegacionit të opozitarëve siriane ditën e premte gjithashtu janë takuar dhe kanë biseduar me Mikhail Bugdanov, përfaqësuesin special të presidentit të Sirisë për çështje të Azisë Perëndimore dhe Afrikës Veriore dhe zv/ministër i punëve të jashtme të Sirisë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë gjithashtu ka bërë të ditur se Sergei Lavrov do ta kryesojë delegacionin e Rusisë në konferencën ndërkombëtare në lidhje me situatën në Libi që do të zhvillohet më 12 nëntor në Paris të Francës

Tags