Joe Biden dhe Kamala Harris konkurrojnë në rënien e popullaritetit
Rezultatet e sondazhit të fundit në Shtetet e Bashkuara tregojnë se niveli i pakënaqësisë ndaj Presidentit Joe Biden dhe zëvendëspresidentit të tij ka arritur nivelin më të ulët në një vit.
Sipas një sondazhi të kryer nga USA Today dhe Universiteti Suffolk midis të mërkurës dhe të premtes, vlerësimi i pëlqimit ndaj Presidentit të SHBA Joe Biden ishte 38%, më i ulëti që nga koha kur ai mori presidencën. Sipas sondazhit, 46 për qind e të anketuarve besojnë se Biden nuk bëri atë që pritej nga një president. Dy të tretat e amerikanëve, ose rreth 64 për qind, thonë se nuk duan që Biden të kandidojë në zgjedhjet e 2024. Sondazhi tregon gjithashtu se nënpresidentja Kamala Harris ka një vlerësim prej 28 për qind, që është edhe më i keq se Biden. Statistikat nga ky sondazh tregojnë se 51% e amerikanëve janë të pakënaqur me punën e saj. “Pasiviteti i Kamala Harris, veçanërisht gjatë krizës për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani dhe heshtja e Harris për këtë çështje, ka provokuar shumë kritika. Sondazhi i ABC News i publikuar javën e kaluar gjithashtu tregon se shumica e amerikanëve nuk duan as Trump, as Biden dhe besojnë se vendi i tyre është në rrugën e gabuar.