OKB miraton 6 rezoluta kundër regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117096-okb_miraton_6_rezoluta_kundër_regjimit_sionist
Komiteti i katërt i Asamblesë së Përgjithshme të OKB ditën e martë pavarësisht kundërshtimit të delegacioneve të Amerikës, Kanadasë dhe regjimit sionist, ka miratuar 6 rezoluta kundër regjimit uzurpues izraelit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 10, 2021 11:53 Europe/Tirane
  • OKB miraton 6 rezoluta kundër regjimit sionist

Komiteti i katërt i Asamblesë së Përgjithshme të OKB ditën e martë pavarësisht kundërshtimit të delegacioneve të Amerikës, Kanadasë dhe regjimit sionist, ka miratuar 6 rezoluta kundër regjimit uzurpues izraelit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se komiteti i katërt i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me miratimin e këtyre 6 rezolutave, ka dënuar veprimet regjimit sionist në shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut të popullit të Palestinës dhe gjithashtu ka dënuar përdorimin e forcës kundër qytetarëve palestinezë, sidomos banorëve të Rripit të Gazës, si dhe zgjerimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze si në Kodsin Lindor dhe në lartësitë e Golanit të pushtuar të Sirisë.

Në këto rezoluta gjithashtu është theksuar e drejta e kthimit të refugjatëve palestinezë në shtëpitë dhe vendbanimet e tyre. Në rezolutën përkatëse me lartësitë e Golanit të pushtuar të Sirisë gjithashtu është kërkuar nga regjimi sionist që të zbatojë dhe respektojë rezolutat e miratuara nga OKB në lidhje me lartësitë e Golanit të pushtuar dhe t'i jepet fund pushtimit të këtij rajonit.

Vlen të theksohet se regjimi sionist në vitin 1967, ka pushtuar rreth 1200 kilometra katror të territorit të Sirisë në lartësitë e Golanit dhe pasi një kohe e ka aneksuar këtë rajon në territoret e pushtuara. Bashkësia Ndërkombëtare nuk e ka njohur kurrë zyrtarisht këtë aneksim.

Muhamedreza Sahrahji, zyrtar i përfaqësisë së përhershme të Republikës Islamike të Iranit në OKB, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e këtij komiteti, duke shpjeguar qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me çështjen e Palestinës, ka deklaruar: "Me miratimin e rezolutave të paraqitur në komitet, Bashkësia Ndërkombëtare edhe një herë ka deklaruar mbështetjen e saj të prerë ndaj popullit të Palestinës dhe të drejtës së tij për të përcaktuar fatin e vet dhe ka kërkuar nga regjimi sionist të japë përgjigje për krimet e kryera kundër popullit të Palestinës".