Shpërthim i fuqishëm në një lagje shiite në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117272-shpërthim_i_fuqishëm_në_një_lagje_shiite_në_kabul
Një shpërthim me bombë goditi një makinë pranë një postblloku taliban të shtunën në një lagje kryesisht shiite në kryeqytetin afgan, Kabul, duke vrarë një person dhe duke plagosur disa të tjerë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 13, 2021 20:01 Europe/Tirane
  • Shpërthim i fuqishëm në një lagje shiite në Kabul

Një shpërthim me bombë goditi një makinë pranë një postblloku taliban të shtunën në një lagje kryesisht shiite në kryeqytetin afgan, Kabul, duke vrarë një person dhe duke plagosur disa të tjerë.

Dasht-e Barchi është një lagje në periferi të Kabulit e dominuar nga anëtarë të komunitetit shiit Hazara. “Isha në makinën time dhe një shpërthim ndodhi në automjetin para nesh,” tha një dëshmitar për AFP duke shtuar: "Automjeti është djegur plotësisht." Detajet e viktimave nuk dihen ende dhe nuk kishte asnjë pretendim të menjëhershëm për përgjegjësinë për shpërthimin, i cili vjen një ditë pasi një bombë goditi një xhami në provincën e Nangarhar, duke vrarë të paktën tre persona. Zyra e guvernatorit të Nangarhar tha se dy autorët ishin arrestuar në lidhje me shpërthimin në Nangarhar. “Hetimet e mëtejshme për incidentin janë duke vazhduar dhe do të ndërmerren veprime të tjera”, shtoi ai. Nangarhar konsiderohet si qendra e grupit terrorist ISISnë Afganistan. Grupi ka sulmuar xhamitë shiite duke vrarë shumë besimtarë.