Marrëveshje pesimiste për luftimin e ndryshimeve klimatike në samitin COP26
(last modified Sun, 14 Nov 2021 07:03:29 GMT )
Nëntor 14, 2021 08:03 Europe/Tirane
  • Marrëveshje pesimiste për luftimin e ndryshimeve klimatike në samitin COP26

Një marrëveshje, që synon të shmangë ndryshimet e rrezikshme klimatike, është arritur në samitin COP26 në Glasgow.

Pakti i Glasgow për Klimën është marrëveshja e parë klimatike që planifikon në mënyrë eksplicite reduktimin e qymyrit, karburantin më të keq fosil për gazrat serrë. Marrëveshja përfundimtare premton gjithashtu më shumë para për vendet në zhvillim – për t’i ndihmuar ato të përshtaten me ndikimet klimatike. Por zotimet nuk janë arritur deri në atë pikë sa të kufizojnë rritjen e temperaturës në 1.5 gradë Celsius. Pasi formulimi i ri u miratua mes shprehjeve të zhgënjimit nga disa vende, presidenti i COP26, Alok Sharma tha se i vinte “thellësisht keq” për mënyrën se si ishin zhvilluar ngjarjet. Por, ai tha se ishte jetike për të mbrojtur marrëveshjen në tërësi. Përpara bisedimeve në Glasgou të Skocisë, OKB kishte vendosur tre kritere për sukses të samitit dhe asnjëri prej tyre nuk u arrit. Kriteret e OKB-së përfshinin premtime për të përgjysmuar emetimin e dioksidit të karbonit deri në vitin 2030, 100 miliardë dollarë ndihmë financiare nga vendet e pasura për të varfërit, si dhe garanci që gjysma e këtyre parave të shkonin për të ndihmuar vendet në zhvillim që ato të përshtatet me efektet më të rënda të ndryshimeve klimatike.

 

Tags