Gjeneral Haftar shpall kandidaturën për president të Libisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117448-gjeneral_haftar_shpall_kandidaturën_për_president_të_libisë
Komandanti i forcave të ashtuquajtura "Ushtria Kombëtare e Libisë" ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të Libisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 16, 2021 16:46 Europe/Tirane
  • Gjeneral Haftar shpall kandidaturën për president të Libisë

Komandanti i forcave të ashtuquajtura "Ushtria Kombëtare e Libisë" ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të Libisë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se gjeneral Khalifa Haftar, komandanti i forcave të "Ushtrisë Kombëtare të Libisë", gjatë një fjalimi televiziv, ka deklaruar: "Kam paraqitur dokumentacionin për regjistrim si kandidat për zgjedhjet presidenciale të Libisë".

Më në fund pas shumë muajve bisedime e tensione mes grupeve të ndryshme politike në Libi, që nga e hëna e javës së kaluar ka filluar regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Libisë.

Sipas raportit të Imad Al-Sajeh, kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Libisë, regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet parlamentare do të zgjasë deri më 7 dhjetor dhe regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale do të kryhet deri më 22 nëntor.

Zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare në Libi pritet të zhvillohen më 24 dhjetor të vitit 2021.