Inkurajimi i popullit ukrainas që të vaksinohet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117478-inkurajimi_i_popullit_ukrainas_që_të_vaksinohet
Ukraina synon të inkurajojë qytetarët e saj që të marrin vaksinën kundër koronës duke ofruar stimuj financiarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 17, 2021 04:51 Europe/Tirane
  • Inkurajimi i popullit ukrainas që të vaksinohet

Ukraina synon të inkurajojë qytetarët e saj që të marrin vaksinën kundër koronës duke ofruar stimuj financiarë.

Sipas rrjetit televiziv AFP, presidenti ukrainas Vladimir Zelensky në një video-mesazh për qytetarët e Ukrainës tha: "Kushdo që ka marrë dy doza të vaksinës së tij kundër koronës mund të marrë 1000 grivna, ose rreth 40 dollarë". “Kjo mund të ndihmojë shumë njerëz që janë prekur rëndë nga kufizimet e koronës”, tha ai. Qeveria ukrainase pritet të ndajë 200 milionë euro në muajt në vijim për projektin, i cili fillon nga 19 dhjetori. Ukraina regjistroi 442 vdekje nga virusi Corona vetëm të hënën.  Ukraina, një vend me 45 milionë banorë, aktualisht po përjeton valën e saj më të keqe të pandemisë, kryesisht për shkak të koronës së tipit delta. Autoritetet janë përpjekur të përshpejtojnë procesin e vaksinimit duke vendosur kufizime për personat që nuk janë vaksinuar, siç është kërkesa për të siguruar një certifikatë vaksinimi për të hyrë në disa vende publike. Por sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm 28% e ukrainasve kanë marrë dy doza të vaksinës.