Britania do të ndihmojë Ukrainën përballë Rusisë
Mbretëria e Bashkuar ka finalizuar një marrëveshje me Ukrainën që lejon Kievin të blejë anije luftarake dhe raketa britanike për të përmirësuar aftësitë e tij detare, një lëvizje që Rusia ka të ngjarë ta shohë si një provokim të ri, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten midis dy vendeve.
Sipas marrëveshjes, Kievi mund të përdorë një kredi prej 1.7 miliardë paund nga Londra për të blerë dy minahedhëse dhe armë për anijet ekzistuese dhe për të prodhuar së bashku tetë anije raketa-hedhëse, një fregatë dhe një bazë detare në Detin Azov. Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Ben Wallace dhe homologu i tij ukrainas, Oleksii Reznikov, thanë: "Qeveritë tona nuk kanë dëshirë të jenë armiqësore ose në çfarëdo mënyre të përpiqen të rrethojnë ose minojnë strategjikisht Federatën Ruse ", por shtuan se, "Ne jemi të shqetësuar nga forcimi i pranisë ushtarake dhe aktivitetit ushtarak të Rusisë në kufirin me Ukrainën". Dy ministrat e mbrojtjes theksuan se, “Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar janë partnerë strategjikë në siguri dhe mbrojtje”. Ata thanë se "sovraniteti kombëtar dhe integriteti territorial i Ukrainës është i padiskutueshëm", duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë "përpjekjen e saj të gjatë" për të mbështetur popullin e Ukrainës.