Rusia tregon dhëmbët, super raketa ruse godet objektivin në Artktik
Rusia lëshoi dhe testoi me sukses një raketë hipersonike.
Pamjet u transmetuan nga Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse e cila në deklaratë bën me dije se Zaketa zirkon u lëshua nga luftanija në Detin e Bardhë në brigjet veriperëndimore të Rusisë. Raketa kruiz është shtesa më e fundit në arsenalin e fuqishëm ushtarak të vendit të përshkruar nga Vladimir Putin si i pathyeshëm. Vitet e fundit Moska ka investuar së tepërmi në teknologjinë e armatimeve duke dashur të jetë pararojë në një kohë tensionesh të larta me SHBA. Raketat hipersonike mund të udhëtojnë me një shpejtësi pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit dhe të bëjnë manovra në ajër gjë që e bën të vështirë interceptimin dhe qëllimin e tyre me armë konvencionale. Raketa e fundit që u testua goditi një objektiv në ujërat e Arktikut rus. Rrezja e saj është një mijë kilometra.