Rritje e paprecedentë e rasteve me sëmundjen korona në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117644-rritje_e_paprecedentë_e_rasteve_me_sëmundjen_korona_në_gjermani
 Numri i rasteve të koronavirusit në Gjermani, është rritur për të dymbëdhjetën ditë radhazi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 20, 2021 05:47 Europe/Tirane
  • Rritje e paprecedentë e rasteve me sëmundjen korona në Gjermani

 Numri i rasteve të koronavirusit në Gjermani, është rritur për të dymbëdhjetën ditë radhazi.

Sipas IRNA të premten, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Gjermani njoftoi se 65,371 raste të koronavirusit u regjistruan në vend në 24 orët e fundit, që është shkalla më e lartë e infeksionit ditor me virusin korona që nga fillimi i epidemisë në Gjermani. Qendra Gjermane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se shpërthimi i gjerë i koronavirusit e ka vënë vendin në një gjendje të jashtëzakonshme. Në 24 orët e fundit në Gjermani janë raportuar 201 vdekje nga sëmundja e koronës, sipas qendrës në fjalë. Një javë më parë, numri i të vdekurve nga sëmundja e koronës ishte 191. Sipas statistikave zyrtare, deri më tani në Gjermani janë infektuar me virusin Corona 5,252,095 persona, prej të cilëve 99,240 kanë vdekur.