Avionët luftarakë turq kryejnë bombardime të rënda në veri të Irakut
(last modified Sun, 21 Nov 2021 05:53:57 GMT )
Nëntor 21, 2021 06:53 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë turq kryejnë bombardime të rënda në veri të Irakut

Avionët luftarakë turq kanë bombarduar rëndë rrethinat e një fshati të vendosur në rajonin gjysmë autonom të Kurdistanit të Irakut.

Bombardimi u krye të shtunën, duke synuar "afërsinë e fshatit Huror në distriktin Amadijah", njoftoi uebfaqja e Irakut Shafaq News. Rajoni ndodhet në veri të qytetit të Dohuk, i cili është kryeqyteti i një province me të njëjtin emër në rajonin e populluar nga kurdët. Raporti citoi dëshmitarë okularë të thoshin se avionët lëshuan deri në "14 raketa ajër-tokë" pranë fshatit. “Bombardimet turke kanë shkaktuar dëme të rënda në fermat dhe pyjet aty pranë”, thanë dëshmitarët. Operacioni i së shtunës erdhi më pak se një javë pasi një numër raketash shënjestruan një bazë ushtarake turke në provincën veriore të Irakut, Ninva, ku forcat ushtarake turke janë të angazhuara në operacione kundër pozicioneve të PKK-së. Grupi militant kurd që nga viti 1984 ka qenë i përfshirë në një konflikt kundër Ankarasë, të cilin e ka zhvilluar me synimin për të krijuar një shtet separatist kurd në Turqinë juglindore.