Grat franceze protestojnë kundër dhunës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117720-grat_franceze_protestojnë_kundër_dhunës
Dhuna kundër grave përsëri është bërë shkak që ato dalin e të protestojnë në rrugë dhe kësaj radhe grat franceze kanë organizuar protesta nëpër rrugë kundër dhunës ndaj tyre.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 21, 2021 16:35 Europe/Tirane
  • Grat franceze protestojnë kundër dhunës

Dhuna kundër grave përsëri është bërë shkak që ato dalin e të protestojnë në rrugë dhe kësaj radhe grat franceze kanë organizuar protesta nëpër rrugë kundër dhunës ndaj tyre.

Kanali televiziv Franc 24 njoftoi se grat franceze kanë protestuar nëpër rrugët e disa qyteteve të Francës. Këto protesta janë organizuar në Paris dhe në shumë qytete të tjera të Francës dhe këto protesta janë organizuar nga organizata e grave "Të gjithë ne grat". Këto protesta janë zhvilluar për të protestuar kundër abuzimit seksual dhe gjenocidit ndaj grave në Francë.

Disa kohë më parë Emmanuel Macron, presidenti i Francës, pasi dënoi dhunën kundër grave, e quajti atë turp për vendin e Francës.

Sipas statistikave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2019, në përgjithësi 146 gra kanë humbur jetën për shkak të dhunës familjare që në krahasim me një vit më parë, kjo shifër është rritur në masë të konsiderueshme. Dhuna familjare në Francë nuk kufizohet vetëm me grat. Pasi u bë trend një lëvizje e gjerë në internet në lidhje me dhunën dhe abuzimin seksual të fëmijëve në familje, qeveria e Francës ka premtuar se do të vendosë rregulla kundër përdhunimit seksual të fëmijëve.