Shqetësim për praninë e ushtrisë ruse ne kufirin me Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117722-shqetësim_për_praninë_e_ushtrisë_ruse_ne_kufirin_me_ukrainën
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, deklaroi se është “seriozisht i shqetësuar” për veprimet dhe deklaratat e Rusisë për Ukrainën, ndërsa tensionet në rajon rriten.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 21, 2021 19:51 Europe/Tirane
  • Shqetësim për praninë e ushtrisë ruse ne kufirin me Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, deklaroi se është “seriozisht i shqetësuar” për veprimet dhe deklaratat e Rusisë për Ukrainën, ndërsa tensionet në rajon rriten.

“Ne kemi shqetësime serioze për aktivitetet e pazakonta ushtarake të Rusisë në kufirin me Ukrainën. Ne jemi vërtet të shqetësuar për disa nga deklaratat që kemi parë dhe dëgjuar, si nga Rusia ashtu edhe në mediet sociale," u tha Blinken gazetarëve në Dakar, ndalesa e fundit në turneun e tij në Afrikë. Anthony Blinken shtoi se këto shqetësime ndahen edhe  nga aleatët e Amerikës, por nuk iu përgjigj pyetjeve nëse shërbimet e inteligjencës amerikane besojnë se presidenti rus,Vladimir Putin, po kërkon të pushtojë territorin ukrainas. “Ne nuk e dimë se cilat janë qëllimet e presidentit Putin. Por ne e dimë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën", tha Anthony Blinken. Rajoni i Donbass në Ukrainën lindore ka qenë skena e një lufte rrënimi që nga viti 2014, me më shumë se 13,000 të vdekur midis forcave të Kievit dhe forcave pro-ruse në Ukrainën lindore, të armatosura dhe të udhëhequra nga Kremlini. Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi të enjten perëndimorët për provokim të tensioneve në kufirin lindor të Ukrainës dhe në Detin e Zi.